image Ministria e Infrastrukturës tregon se a janë të kalueshme rrugët në Kosovë

Kosovë

Ministria e Infrastrukturës tregon se a janë të kalueshme rrugët në Kosovë

news image

Ministria e Infrastrukturës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të hapura për qarkullim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ministrisë, bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara po kujdesen që rrugët të jenë të kalueshme për automjete.

Me qëllim të sigurisë në komunikacion, në disa zona, sidomos ato malore, është intervenuar me hedhje kripe, për të evituar krijimin e shtresave të akullta nga rënia e temperaturave dhe mjegulla. Sipas raporteve nga menaxherët mbikëqyrës të MI-së, nga kompanitë, në mëngjes dhe mbrëmje, është intervenuar në rrugët rajonale, Mitrovicë – Bajgore (R129), Deçan – Koznjer (R108), atë nacionale N9 në zonën e Dollcit, dhe akset rrugore Pejë – Kullë e Doganaj – Glloboqicë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/