image Ministria e Infrastrukturës thërret konferencë në lidhje me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove

Drejtësi

Ministria e Infrastrukturës thërret konferencë në lidhje me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove

news image

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot në orën 13:30 do të mbajë konferencë për media në të cilën do të flas për vjedhen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

“Ministria e Infrastrukturës informon median se sot, e martë (27 tetor 2020), në ora 13:30, organizon konferencë për medie, lidhur me raportimet e medieve për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit”, thuhet në njoftim.

Nga ajo që është thënë deri tani, dyshohet se Labinot Gruda ka thyer paswordin e një punëtori të MI-së dhe ka bërë të mundur vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga arka e shtetit.

Deri më tani sqarime lidhur me një skandal të tillë ka dhënë Hykmete Bajrami, derisa sot para mediave do të flasin edhe nga Ministria e Infrastrukturës, zyrtarët e të cilës edhe kanë zbuluar vjedhjen./Gazeta Sinjali/