Ka kohë që ngasësit e automjeteve, kamionëve e autobusëve po përballen me një pengesë në magjistralen Prishtinë-Gjilan afër Liqenit të Badocit, ku njëra korsi tash sa kohë mbetet e bllokuar.
Kjo po ndodh si shkak i dheut të hedhur në kodër dhe i cili si shkak i të reshurave të shiut po rrëshqet në rrugë. Ka disa herë që dheu po hiqet nga rruga, por menjëherë bie sasi tjetër.
Gazeta Sinjali ka raportuar disa herë lidhur me këtë problem, por që nuk ka ndonjë zgjidhje afat gjate.
Qytetarët tregojnë se ka kohë që aty hedhet dheu dhe sa here ka të reshura dheu rrëshqet në rrugë, por kësaj here kishte shembje më të madhe duke mbuluar njërën korsi të rrugës. Derisa thuhet se aty nuk kanë munguar as aksidentet.
Lidhur me këtë çështje Ministria e Infrastrukturë dhe Policia e Prishtinës nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për Gazetën Sinjali.