image Ministria e Infrastrukturës pezullon paraqitjen dhe testimin e patentë shoferëve

Kosovë

Njoftim/ Ministria e Infrastrukturës pezullon paraqitjen dhe testimin e patentë shoferëve

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA), Departamenti për Patentë Shofer, për shkak të koronavirusit ka ndërprerë paraqitjen e provimeve dhe testimin e kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike në të gjitha njësitë regjionale.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ministria përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.

“Duke kërkuar mirëkuptim nga kandidatët për patentë shofer, autoshkollat dhe opinionin publik, njofton se në konform masave parandaluese rreth koronavirusit, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga sot (12 mars), ndërprehet paraqitja e provimeve dhe testimi i kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike në të gjitha Njësitë Regjionale të Patentë Shoferëve në përputhje me vendimin e Qeverisë për masat parandaluese kundër koronavirusit”, thuhet fillimisht në njoftimin e MIA-së.

Më tej, bëhet e ditur se në përputhje  me vendimet e qeverisë do të informohen qytetarët rreth hapave të mëtutjeshëm.

Qeveria e Kosovës mbrëmë në një mbledhje të jashtëzakonshme miratoi propozimin për masat parandaluese ndaj koronavirusit. Në këtë propozim ishin të përfshira 11 pika, ku në mesin e të cilave më e rëndësishmja ishte pezullimi i mësimit deri më 27 mars./Gazeta Sinjali/