image Ministria e Infrastrukturës njofton për mbylljen e një rruge për shkak të punimeve

Sociale

Ministria e Infrastrukturës njofton për mbylljen e një rruge për shkak të punimeve

news image

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljen e një rruge, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për rrugën Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë.

Ju njoftojmë se po vazhdojnë punimet në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme –Shtërpcë-Brezovicë lot 1”’, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetur në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri te fshati Gërlicë e Epërme. Ky segment rrugor është i paqarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5000 metra”, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Punimet do të zhvillohen në këtë interval kohor: E hënë ( 17 maj 2021), nga ora 14°°-20°°, E martë (18 maj 2021) nga ora 08°°-20°°. /Gazeta Sinjali/