Radulla Steviq është një nga 13 serbët që u sanksionuan nga Thesari amerikan me pretendimin se kanë kryer veprimtari të jashtëligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
E në pronësi të Steviq është kompania RAD. D.O.O. e cila përmes 61 tenderëve të financuar nga Qeveria e Kosovës, kishte marrë 5.6 milionë euro.
Mirëpo kësaj kompanie sot i është ndërprerë kontrata për shkak të vendimit të ShBA-së. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies.Edhe do ta bëjmë mirëmbajtjen e rrugëve në veri edhe kompaninë në fjal e kemi hequr nga kontrata“, ka shkruar Durmishi.