image Ministria e Financave merr vendim lidhur me tërheqjen e 10% nga Trusti - Sinjali

Ministria e Financave merr vendim lidhur me tërheqjen e 10% nga Trusti

news image

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se Ministria e Financave dhe Transfereve ka marrë vendim që të mos kompensohet 10 për qindëshi nga Trusti Pensional.

Sipas Krasniqit, Ministria e Financave dhe Transfereve e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë te qytetarëve.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti, kjo pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve”.

“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro. Atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi për EO./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin