image Ministria e Financave ka 2 lutje për tërheqjen e parave nga banka

Kosovë

Ministria e Financave ka 2 lutje për tërheqjen e parave nga banka

news image

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka këshilluar qytetarët të cilët nesër do t’iu dalin ndihmat sociale përmes bankës, që të shtyhet për disa ditë tërheqja e parave dhe kur të dalin të mbajnë distancë nëse ka turmë njerëzish.

Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vendosur që për të gjithë përfituesit të paguhet shuma e dy muajve e ndihmës sociale, të cilat qytetarët mund t’i marrin përnjëherë.

Prandaj, kjo ministri lut përfituesit që për të ruajtur shëndetin të kenë kujdes të shtuar dhe ndjekin këto udhëzime shtesë:

JU LUTEMI: që tërheqjen e mjeteve ta bëni në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘coronavirusit’.

JU LUTEMI: shtyni tërheqjen në ditët në vijim, pasi që zyrat postare dhe degët bankare janë të gatshme t’i përgjigjen secilit prej juve, dhe secili do të ketë mundësi të bëjë tërheqjen e mjeteve./ Gazeta Sinjali/