image Ministria e Financave hap llogari bankare për fonde për menaxhim të situatës së pandemisë - Sinjali

Financa/ Ministria e Financave hap llogari bankare për fonde për menaxhim të situatës së pandemisë

news image

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve), me qëllim të rritjes së transparencës si dhe llogaridhënies sa më të lartë ndaj publikut si dhe partnerëve tanë, lidhur me kontributin dhe menaxhimin e këtyre fondeve.

Llogaria e hapur është pjesë e sistemit të Llogarisë së Vetme të Thesarit e hapur në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionale nga data 1 Prill 2020, ku mund të kryhen të gjitha transferet brenda dhe jashtë vendit, sipas detajeve të mëposhtme:

Thesari i Kosovës / TreasuryDetajet e llogarisë / Details of account
Emërtimi i llogarisë/ Account nameFONDE PËR MENAXHIMIN E COVID 19
Nr. i llogarisë/Acc. number (IBAN)XK051000400070008037
Valuta e llogarisë/Acc. CurrencyEUR
Emri i Bankës / Bank NameCENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO
SWIFT-BICCBRKXKPRXXX
Banka korrespondente #1(Correspondent Bank #1)
Emri i bankës/Bank NameDEUTSCHE BANK AG
SWIFT-BICDEUTDEFFXXX
Adresa (Qyteti dhe Shteti)/Addr.Taunusanlage 12, Frankfurt AM Main, Germany
Banka korrespondente #2(Correspondent Bank #2)
Emri i bankës/Bank NameRAIFFEISEN BANK INTERNATIONAL AG
SWIFT-BICRZBAATWWXXX
Adresa (Qyteti dhe Shteti) )/Addr.Am Stadtpark 9, Wien, Austria

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 126 raste të prekura me COVID-19, 10 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa një person ka ndërruar jetë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin