image Ministria e Ekonomisë ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Kosovë

Funksionimi/ Ministria e Ekonomisë ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

news image

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka njoftuar bizneset se është ende në fuqi urdhëtesa e funksionimit të bizneseve sipas kodeve NACE, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo, sipas ministrisë do të vlejë deri neser, kur do të publikohet  urdhëresa e re.

“Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) i njofton bizneset se ushtrimi i veprimtarive të lejuara sipas kodeve NACE është ende në fuqi deri në njoftimin/urdhëresën e re, që do të publikohet nesër”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më poshtë e gjeni urdhëresën e 23 marsit. /Gazeta Sinjali/