image Ministria e Ekonomisë dhuron 100 mijë euro që të përfundohet Parku i Dëshmorëve në Suharekë

Financa

Ministria e Ekonomisë dhuron 100 mijë euro që të përfundohet Parku i Dëshmorëve në Suharekë

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministri Kuçi e kryetari Muharremaj, përveç bisedave për projektet e ardhshme dhe për punën që po bëhet në qytetin e Suharekës, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancim në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

“Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët, duhet të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur. Kështu do të jetë në Suharekë”, tha ministri Kuçi.

Kryetari Bali Muharremaj ka treguar se tashmë Komuna e Suharekës ka kryer shumë punë në këtë park dhe ende do të investojë, por që përkrahja prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë që ky projekt të jetë i finalizuar deri në detaje. /Gazeta Sinjali/