Të burgosurit në Kosovë momentalisht nuk mund të vizitohen nga familjarët për shkak të konfirmimit të rasteve të para me koronavirus.
Ministria e Drejtësisë ka instaluar aplikacionin “Skype” në secilën qendër korrektuese dhe të paraburgimit që të burgosurit të kenë mundësi të komunikojnë me familjarët e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në secilën qendër korrektuese dhe të paraburgimit në vendin tonë është instaluar aplikacioni Skype për të zgjidhur çështjen e komunikimit dhe moscenimin e të drejtës së asnjë të burgosuri.”
“Meqë për shkak të shëndetit të burgosurve kemi ndërprerë vizitat e familjarëve tashmë secili i burgosur ose në paraburgim mund të komunikojë përmes Skype me familjarët e tij. Bashkë do t’ja dalim!”, ka shkruar Haxhiu.
Deri tani, në Kosovë janë regjistruar 19 raste me koronavirus. /Gazeta Sinjali/