image Ministria e Bujqësisë do t'i ndihmojë fermerët të cilët u dëmtuan nga pandemia

Sociale

Ministria e Bujqësisë do t’i ndihmojë fermerët të cilët u dëmtuan nga pandemia

news image

Sot Klubi i Prodhuesve të Kosovës u takua me Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, sfidat e sektorit si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe projektet përkrahëse ndaj këtij sektorit në Kosovë.

Ministri në detyrë Mustafa, gjatë këtij takimi i ka njoftuar nga afër disa nga anëtarët e Klubit të Prodhuesve me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së gjatë kësaj periudhe, por edhe për hartimin e programeve mbështetëse konkrete të cilat do të ju vijnë në ndihmë prodhuesve nga sektori i bujqësisë, e të cilat kanë për qëllim rimëkëmbjen e këtij sektori. Mustafa u zotua që do të vazhdoi të jetë pranë fermerëve dhe agropërpunuesve duke i mbështetur që të mos kenë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues.

Në anën tjetër, anëtarët e Klubit e falënderuan ministrin në detyrë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për bujqësinë në këtë kohë të pandemisë, dhe shprehen gatishmërinë e tyre që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në mes të dy palëve./ Gazeta Sinjali/