image Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për fillimin e vitit të ri shkollor

Arsim

Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për fillimin e vitit të ri shkollor

news image

Ministria e Arsimit ka publikuar disa udhëzime për rifillimin e procesit mësimor.

Nga MASH kanë thënë se në bashkëpunim me partnerët kanë udhëzuar shkollat që të përgatiten për të tre skenarët, të cilët do të implemetohen në shkolla varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe varësisht nga kapacitetet hapësinore e infrastrukturore të shkollave veç e veç.

“Ministri Likaj, kabineti i MASH-it dhe departamentet përkatëse në MASH janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’i përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19 në shkollat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MASH-it. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/mashti.ks/posts/1543332655870563?__xts__[0]=68.ARAIVxYmMt7w_akE1xqjmqEg1hy9-fWwVh_fiB7cQg8aXLM_MXuZCzqdXhKt0utICkXE4uc2xgi1oPXVYNXJ2wC6bkBXKUIWL4xz43j5CASWd9Eh3yt37Iyw7-lK7GAkBzZeoGvC8G0zaghxeWkCbv1uf6pzlc–ygLsUQuR9FEfd_rM3gs4VUO3o_6XVFcfOpgBYbVKrqKPxDPvMeNNZ_b3WTSGd80-ptOhJvFRbaq-duaEb3EwDxz3WTdZQ-Il8yugVOFbW0ECpbfkbdmHWrVMdgCopsj-XCD9xahDHhnEVw27DBIXF5cQotjE2GUEmv9QF3cz2LaTAOTr6AomuGbVRH1q&__tn__=-R