Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për funksionalizmin e Këshillit të Prindërve.
Në një postim në Facebook Nagaci ka shkruar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ “Zgjedhja, themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve”.
Më tej ministrja njofton se me këtë UA, rregullohet zgjedhja, roli, detyrat dhe përgjegjësitë, themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës.
“Ky Udhëzim përcakton se, Këshilli i Prindërve lirohet nga çfarëdo formë e ndikimeve të grupeve të interesit siç ka ndodhur deri më tani si dhe krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të prindërve, në funksion të zhvillimeve pozitive në arsim”, tha Nagavgci.
Ministrja ka shkruar se po ashtu, më të rregullohen procedurat e zgjedhjes dhe sigurohet përkrahje e qëndrueshme për Këshillin e Prindërve. Ajo ka falënderuar grupin punues që ka punuar në hartimin e këtij dokumenti.