image Ministria e Arsimit ndalon telefonin në provim të maturës / Gjoba deri në 3000 Euro për mbikëqyrësit që shkelin rregullat

Arsim

Ministria e Arsimit ndalon telefonin në provim të maturës / Gjoba deri në 3000 Euro për mbikëqyrësit që shkelin rregullat

news image

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, gjatë një konference për media ka deklaruar se mbikëqyrësit apo administruesit e testit të maturës, mund të gjobiten nga 500 deri në 3 mijë Euro, në rast se thyejnë rregullat, transmeton Gazeta Sinjali.

“Do te iniciojmë procedurë ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat. Nëse administruesi apo vëzhguesit. Mbikëqyrësit apo administratorët që zbulojnë sekretet e testit gjobiten me 500 deri në 3 mijë Euro, e rastet mund të shkojnë edhe në procedurë ligjore”, ka thënë ai.

Pupovci ka deklaruar se këtë vit është ndaluar marrja e telefonit me vete në sallë të testimit dhe nxënësit që kanë telefon me vete do të largohen nga provimi edhe nëse s’e kanë përdorur atë.

Ndërsa lidhur me shpalljen e rezultateve, Pupovci ka thënë se ato pritet të shpallen me 5 korrik.

“Rezultatet pritet të shpallen më 5 korrik. Kemi ndërmarrë veprime që procesi të zhvillohet sipas standardeve që të sigurohet testim i besueshëm. Sivjet është e ndaluar marrja e telefonave me vete, pra duhet t’i lënë në shtëpi. Secilit nxënës të cilit i gjendet celulari, pavarësisht nëse e ka përdorur apo jo do të largohet nga provimi”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/