image Ministria e Arsimit mban konferencë për media, flasin për fillimin e vitit të ri shkollor

Arsim

Ministria e Arsimit mban konferencë për media, flasin për fillimin e vitit të ri shkollor

news image

Sot, duke filluar nga ora 11:00, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të organizojë konferncë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Konferenca e cila do të mbahet në objektin e kësaj ministrie po organizohet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie.

Kujtojmë që kjo ministri mori vendim që ky vit shkollor të fillojë në dy faza.

Faza e parë, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe 10 fillon mësimin të hënën, më 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë). Ndërsa, klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task-forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

Faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë./Gazeta Sinjali/