Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnava, për të diskutuar rreth masave parandaluese ndaj COVID-19.
“Ministri Zemaj dhe Myftiu Tërnava e vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19 dhe mbrojtjes nga ky infeksion”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri Zemaj dhe myftiu Tërnava kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që t’i respektojnë masat e vendosura nga qeveria, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19./ Gazeta Sinjali/