image Ministri Vitia tregon se kur dalin rezultatet e 15 rasteve të dyshuara me koronavirus

Kosovë

Komisioni/ Ministri Vitia tregon se kur dalin rezultatet e 15 rasteve të dyshuara me koronavirus

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur para Komisionit të Posaçëm për parandalimin e koronavirusit, se deri tani në laboratorin e mikrobiologjisë së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar 93 mostra të dyshuara me koronavirus, të cilat rezultuan negative.

Ndërsa, për rezultatet e 15 rastet e reja të paraqitur gjatë ditës së sotme, Vitia tha se do të dalin orët e para të pasditës së sotme, rreth orë 15:00 ose 16:00.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se deri tani 5 mijë e 510 ushëtarë që kanë hyrë në Kosovë janë depistuar.

“Nga data 1 shkurt 2020 deri më datën 13 mars 2020 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar 5510 udhëtarë”, tha Vitia para komisionit./Gazeta Sinjali/