image Ministri Vitia paralajmëron se do të ketë valë të re të koronavirusit në vjeshtë

Shëndetësi

Ministri Vitia paralajmëron se do të ketë valë të re të koronavirusit në vjeshtë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ftoi qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi siç tha, ekspertët vlerësojnë se në vjeshtë pritet të ketë valë të re të pandemisë COVID-19.

Këtë deklaratë Vitia e bërë nga salla “1 Tetori” në Prishtinë, pasi mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Është e vetmja mënyrë dhe me siguri se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është pothuajse e pashmangshme, vetëm të vaksinuar ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin ekonomik, social, ruajmë mirëqenien tonë”, tha Vitia.

Kosova, sipas Vitisë, deri më tani ka mbi 2 milionë vaksina dhe ka vaksina të mjaftueshme në stoqe.

Si çështje tjetër ai paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të bëhet edhe rishikimi i masave kundër COVID-19./Gazeta Sinjali/