Ministri Arben Vitia, në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë kërkoi ndihmën e qytetarëve që të marrin edhe vetë masa për parandalimin e koronavirusit.
“Është mirë që askujt të mos i japim dorën në këto kohë, ajo çfarë bëjnë qytetarët është po aq e rëndësishme se masat institucionale”, tha Vitia.
Ai thekosi se higjiena personale si mosdhënia e dorës në këto kohë është po aq e rëndësishme se masat që sapo miratoi qeveria.
“Mosdhënia e dorës dikujt tjetër është masë që ka rezultuar me efekt deri më tani, apeloj te qytetarët të na ndihmojnë të tejkalojmë këtë situatë./ Gazeta Sinjali/