image Ministri Veliu takon Menaxheren e ICITAP-it, flasin për projektet e përbashkëta - Sinjali

Ministri Veliu takon Menaxheren e ICITAP-it, flasin për projektet e përbashkëta

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu pas takimit me Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe tha se përveç diskutimit për situatën me koronavirus, kanë folur edhe për projektet që mund të realizohen në mes të MPB-së dhe ICITAP-it.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid – 19 dhe për projektet e përbashkëta në mes MPB-së dhe ICITAP-it. Znj. Riffe e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që programi ICITAP ka dhënë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, si dhe u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Veliu ka shtuar se ICITAP është i përkushtuar për të ngritur kapacitetet e organeve të zbatimit të ligjit me qëllim të krijimit të ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve./GazetaSinjali/

Sot, kisha një takim me Menaxheren e Programit të ICITAP-it, znj. Kimberly Riffe.Gjatë këtij takimi diskutuam për…

Gepostet von Agim Veliu am Mittwoch, 10. Juni 2020

Shpërndaje artikullin