image Ministri ukrainas: Bomba ruse 500 kg bie në një ndërtesë banimi

Botë

Ministri ukrainas: Bomba ruse 500 kg bie në një ndërtesë banimi

news image

Forcat ruse së fundi raportohet se kanë gjuajtur një bombë 50 kilogramësh në një ndërtesë banimi, kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, i cili publikoi një fotografi të një bombe të pashpërthyer.

Kjo bombë e tmerrshme ruse 500 kilogramësh ra në një ndërtesë apartamentesh në Chernihiv, nuk shpërtheu. Shumë të tjera shpërthyen. Ata vranë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Na ndihmoni të mbrojmë njerëzit tanë nga barbarët rusë. Na ndihmoni të mbyllim qiellin. Na jepni aeroplanë luftarakë, bëni diçka!”, ka shkruar Kuleba.

Ndërkohë, shtetet perëndimore i kanë premtuar Ukrainës edhe më shumë ndihmë ushtarake, duke mos përjashtuar edhe pajisjen me aeroplanë.

/GazetaSinjali/