image Ministri turk publikon pamje të emigrantëve të ngrirë: BE-ja s’ka ndjenja njerëzore

Evropë

Ministri turk publikon pamje të emigrantëve të ngrirë: BE-ja s’ka ndjenja njerëzore

news image

Ministri turk Suleyman Soylu ,të mërkurën ka thënë se janë gjetur 12 trupa të ngrirë të emigrantëve, afër kufirit të Turqisë me Greqinë, duke i akuzuar rojat kufitare greke se i kanë kthyer ata emigrantë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu, tha se 12 emigrantët që u gjetën të vdekur ishin pjesë e një grupi prej 22 personave që u kthyen në Turqi nga rojat kufitare greke.

Ai shtoi se emigrantët u gjetën afër pikëkalimit kufitar të Ipsala-s, “pa këpucë dhe me rroba të hequra”.

Zyrtari i lartë turk nuk dha më shumë hollësi të tjera, por paraqiti fotografi të tetë trupave, përfshirë tre që ishin me pantallona të shkurtër dhe bluza me mëngë të shkurtra, shkruan Associated Pres.

“BE-ja është e pashërueshme, e dobët dhe boshe nga ndjenjat njerëzore”, thuhet mes tjerash në postimin e ministrit turk në Twitter.

Zyra e guvernatorit të provincës Edirne, afër kufirit tokësor të Turqisë me Greqinë, tha se në mesin e të vdekurve është një emigrant që vdiq në spital, pasi u shpëtua fillimisht nga autoritetet turke.

Turqia shpesh e akuzon Greqinë fqinje për kthim të paligjshëm të emigrantëve, që duan të arrijnë në Evropë. Greqia i mohon këto akuza se kryen kthim të emigrantëve, që u pamundëson aplikim për mbrojtje ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/