image Ministri serb, Vuçeviq: Përderisa ka serbë dhe një kishë në Kosovë, ka edhe Serbi në Kosovë

Politikë

Ministri serb, Vuçeviq: Përderisa ka serbë dhe një kishë në Kosovë, ka edhe Serbi në Kosovë

news image

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq thekson se nuk është rastësi që KFOR-i ka dhënë përgjigjen ndaj kërkesës së Beogradit për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë në prag të Krishtlindjeve dhe se nga përgjigja duhet të nxirren përfundime të caktuara.

“Nuk është rastësi që po na japin përgjigjen në prag të Krishtlindjes. Presidenti Aleksandar Vuçiq do të njohë opinionin me përgjigjen dhe mbi të gjitha kontekstin, si dhe mesazhet politike dhe të sigurisë. Nga kjo duhet të nxjerrim përfundime të caktuara. – ka theksuar Vuçeviq për TV Prva.

Ai ka nënvizuar se gjithçka ka qenë një përzierje e gjërave dhe ka kujtuar se në ditën kur është dhënë përgjigja, në afërsi të Shtërpcës janë plagosur djem serbë.

“Beogradi duhet të reagojë në mënyrë të matur dhe racionale. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen dhe stabilitetin në çdo mënyrë, serbët në Kosovë, sepse përderisa ka serb dhe një kishë në Kosovë, ka edhe Serbi në Kosovë”, theksoi Vuçeviq. .

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është gjenerues i dhunës ndaj serbëve, sepse Prishtina propagandon një politikë sipas së cilës serbët janë ndërhyrës, pushtues dhe trupa të huaj në Kosovë, të cilët duhet të fshihen nga ai territor.

“Kurti është agregati dhe përshpejtuesi i gjithçkaje, sepse ai i promovon të gjitha këto, edhe pse nuk e thotë diçka të tillë drejtpërdrejt. Kjo është politika e tij”, shtoi Vuçeviq.

/GazetaSinjali/