image Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria është gati të kryejë çdo urdhër të dhënë nga presidenti Vuçiq

Rajon

Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria është gati të kryejë çdo urdhër të dhënë nga presidenti Vuçiq

news image

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, u takua me Gjeneralin Millan Mojsiloviq dhe me Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralin Dushko Zharkoviq. Ai tha se të gjithë duhet të punojnë për t’u siguruar që ushtria serbe është gati për të kryer çdo detyrë që kërkohet nga Komandanti Suprem dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçeviq në Instagram deklaroi se të gjithë duhet të punojnë bashkë, si ekip, për t’u siguruar që Forcat e Armatosura Serbe do të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të Serbisë në çdo kohë.

“Jam krenar me të gjithë njerëzit që takova sot,” tha ai.

“Të gjithë së bashku, si një ekip, do të punojmë për t’u siguruar që Forcat e Armatosura Serbe… janë gjithnjë dhe në çdo kohë të gatshme të kryejnë çdo urdhër të dhënë nga Komandanti Suprem, presidenti i Republikës,” u shpreh ai.

Duhet kujtuar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka potencuar rrezikun nga lëvizjet e ushtrisë serbe./Blick/

/GazetaSinjali/