image Ministri Selimi: Me viktimat e dhunës seksuale nuk duhet bërë politikë

Kosovë

Ministri Selimi: Me viktimat e dhunës seksuale nuk duhet bërë politikë

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka marrë pjesë në konferencën “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka folur për rëndësinë që ka procesi i njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Selimi tha se Ministria të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha obligimeve për t’ju ofruar kësaj kategorie, fillimisht infrastrukturën e duhur ligjore dhe qasjen në drejtësi.

Zëri i viktimave të dhunës seksuale duhet të jehojë edhe në tavolinën e dialogut. Kosova ka humbur mjaft, por me viktimat nuk duhet bërë politike. Drejtësia cilado qoftë ajo ndërkombëtare apo vendore është në anën e Kosovës” tha Selimi.

Sipas Selimit, Ministria e Drejtësisë do të ofrojë mbështetjen e duhur për të mundësuar dhe lehtësuar që edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të kenë qasje të barabartë dhe efektive në drejtësi.

Në këtë drejtim, me propozimin tim, dje Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për kompletimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, me çka besoj se do të rritet efikasiteti në trajtimin e rasteve në njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës” ka thënë Ministri Selimi./Gazeta Sinjali/