image Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës japin ndihmën e tyre kundër koronavirusit, prodhojnë maska pambuku

Kosovë

Pandemia/ Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës japin ndihmën e tyre kundër koronavirusit, prodhojnë maska pambuku

news image

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë po japin kontributin e tyre kundër virusit Covid-19, përmes prodhimit të maskave.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Përballë vështirësive financiare, të mbijetuarat e dhunës seksuale të Kosovës në kohën e luftës, fitojnë jetesën e tyre duke shitur vepra artizanale.

Sot, përmes Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës ato po bëjnë maska 100% pambuk për fytyrë në këtë kohë kur duhet mbështetje për të luftuar pandeminë globale të koronavirusit.

Në faqen zyrtare të ambasadës thuhet se këto maska mund të blihen nga të gjithë të interesuarit duke kontaktuar në adresën elektronike, [email protected]./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4372251292800992