Ministri i Ministrisë së Integrimit Europian, Blerim Reka, ka thënë se ai nuk ka dhënë datë për liberalizimin e vizave edhe pse ministria e tij do të angazhohen shumë që Kosova të fitoj të drejtën për lëvizje të lirë.
Reka ka theksuar se mediat kanë keqcituar për dhënien e një date, pasi që sipas ai nuk ka thënë një gjë të tillë dhe madje mund të jap dorëheqje nëse dikush i gjen ndonjë deklaratë ku ka dhënë ndonjë datë për liberalizim.
“E di që më kanë keqcituar mediat duke thënë se ministri jep data, nëse ju e gjeni një dekl aratë timen, një intervistë në të cilën them se me kaq-kaq maj, qershor, korrik vizat, do të hiqen unë jam i gatshëm të jap dorëheqje që sot”, është shprehur Reka.
Ai ka premtuar se do të angazhohet që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe se vetëm me një bashkëveprim pozitë-opozitë ka shpresa që procesi të përmbyllet në fund të vitit./ Gazeta Sinjali/