image Dimal Basha i ‘gjuhet’ mediave dhe opozitës për zhvillimet në veri: S'po na ndihmoni, po na dëmtoni

Politikë

Dimal Basha i ‘gjuhet’ mediave dhe opozitës për zhvillimet në veri: S’po na ndihmoni, po na dëmtoni

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj opozitës dhe mediave sa i përket zhvillimeve në veri. Ai konsideron se opozita dhe mediat nuk po e ndihmojnë, por vetëm po e dëmtojnë Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, opozita dhe mediat po thonë që serbët bojkotuan institucionet, pasi kryeministri refuzoi kërkesën për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat për 10 muaj.

“Janë jashtëzakonisht të dëmshme qëndrimet e opozitës dhe raportimet në media se gjoja serbët në veri i kanë bojkotuar institucionet, sepse Kryeministri Kurti e ka refuzu kërkesën për 10 muaj! E para, serbët po i bojkotojnë institucionet sepse kanë marrë urdhër nga Vuçiqi, jo nga Amerika. E dyta, refuzimi i Kryeministrit nuk është për Amerikën, por për Vuçiqin, i cili vazhdimisht i lufton institucionet e Republikës serbët që dojnë t’i respektojnë institucionet tona. E treta, Opozita duhet ta kuptoj që kundërshtimi i vendimit të Qeverisë është refuzim i implementimit të marrëveshjes që vet e kanë nënshkruar, e që Serbia nuk e ka respektuar nga viti 2016! Tani po kërkoni me vazhdu që mos m’u respektu?!”, ka shkruar ai.

Në fund, ai thotë se fajin për destabilizim e ka Serbia, e jo Qeveria, duke shtuar se opozita dhe mediat “nuk po ndihmojnë, por vetëm po dëmtojnë”.

“E fundit, dhe shumë e rëndësishme, fajin për çfardo destabilizimi në veri duhet faturuar Serbisë, jo Qeverisë sonë, sepse ne kemi policinë që po synon rend e ligj, kurse Serbia struktura paralele. Tani a ju duhet shpjegim shtesë se kush është destabilizuesi këtu? Ju përveç që nuk po ndihmoni, edhe po na dëmtoni, sepse kur po i thoni Albinit zbrapsu, në fakt po i thoni Vuçiqit grahi!”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/