image Ministri polak i Mjedisit rezulton pozitiv me COVID-19

Botë

Ministri polak i Mjedisit rezulton pozitiv me COVID-19

news image

Ministri polak i Mjedisit, Michal Wos njoftoi se ishte testuar pozitiv për koronavirus.

Wos vendosi të testohej pasi kishte takuar një punonjës të infektuar të Institutit Shtetëror të Pyjeve.

Ministri është vendosur nën karantinë. Wos e siguroi se ishte mirë.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller shkroi në Twitter se persona të cilët kishin pasur kontakte me Wos iu nënshtruan procedurave përkatëse./Gazeta Sinjali/