Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, në konferencë tha se do të ndihmojë kompanitë e vendit nga gjendja pandemike me një pako ku do t’u sigurojë likuiditet financiar.
“Ndërkaq sa i përketë ndërmarrjeve të vendit, qeveria do të përpiloj një pako ku këto kompani do të sigurojnë një likuiditet financiar për një periudhë maksimale 24 muajsh dhe shumën maksimale prej 10 mijë eurosh, për këtë masë do të ndahen në total 15 milionë euro, qeveria do të marrë për sipër koston e kredisë”, u shpreh Bislimi.
Ai theksoi që propozimi është dërguar në qeveri dhe se pret nga kryeministri në detyrë Kurti që ta aprovoj./ Gazeta Sinjali/