image Mehaj njofton për situatën pas zjarrit në Shtupeq të Madh të Rugovës, pritet intervenimi nga ajri

Siguri

Mehaj njofton për situatën pas zjarrit në Shtupeq të Madh të Rugovës, pritet intervenimi nga ajri

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë sot në fshatin Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës për ta shuar zjarrin.

Ai thotë se ka kontaktuar edhe me shefin e shtabit të KFOR-it, me të cilin janë koordinuar ndërhyrjet nga ajri.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit për shpërthimin e zjarrit në malet rreth fshatit Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës, kemi angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njësinë e zjarrfikjes së Gardës Kombëtare të FSK-së. Gjithashtu kam kontaktuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin amerikan Maier me të cilin kam koordinuar me ta ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë.

Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK-së.

Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

/GazetaSinjali/