image Zjarri në bjeshkët e fshatit Shtupeq/ Pamje nga intervenimi i Njësisë Speciale Operative

Siguri

Zjarri në bjeshkët e fshatit Shtupeq/ Pamje nga intervenimi i Njësisë Speciale Operative

news image

Sot pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë kanë asistuar Drejtorinë rajonale të Policisë në Pejë, në shuarjen e zjarrit në fshatin Shtupeq.

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu një pjesë të bjeshkëve të fshatit Shtupeq i Madh në Rugovë. Këtë operacion e ka udhëhequr Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave/zjarrfikësit. 

Kujtojmë se në të njëjtin lokacion, që shtrihet në kuadër të Parkut Kombëtar, para disa ditësh ishte shfaqur zjarri që më pas u shua, por që u riaktivizua sërish.

/GazetaSinjali/