Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka kërkuar rreth 12 milion euro për blerjen e katër dronëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmetonGazeta Sinjali.
“Është nevojë që të kemi dronët Puma të cilët planifikojmë t’i blejmë nga SHBA-ja. Janë 11.9 milion euro dhe kjo shumë paraqet vlerën” ka thënë ai.
Kurse këtë kërkesë të Mehaj e ka kundërshtuar, Goran Rakiq, nga Lista Serbe i cili ka deklaruar se nuk është e nevojshme që të blihen dronët.
“Kemi probleme me COVID-in dhe kemi probleme tjera me ekonominë dhe nuk është e nevojshme që të blihen pajisje të tilla. Dhe për këtë jam kundër” ka thënë ai.
Mirëpo Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka deklaruar se kërkesa e Mehajt do të inkuadrohet në buxhetin i cili do të rishikohet. /GazetaSinjali/