Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka dekoruar me medaljen “Shërbim i shquar” kolonelin amerikan, William Woodra, transmeton Gazeta Sinjali.
Mehaj i shoqëruar nga i shoqëruar nga zëvendës-komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, ka pritur sot në takimin e lamtumirës, kolonelin amerikan, William Woodrad.
“Me këtë rast, ministri Mehaj, e dekoroi kolonel Woodrad me medaljen “Shërbim i shquar” për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, gjatë kohës sa ka shërbyer në NALT”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Gjithashtu, edhe gjeneral major Enver Cikaqi, me motivacion për vizion strategjik, udhëheqje dhe përkushtim të lartë në zhvillimin e FSK-së, e dekoroi kolonelin Woodard me medaljen “Shërbim vetëmohues”.
Nga ana e tij, kolonel Woodard vlerësoi lartë të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke shprehur besimin në realizimin e suksesshëm të vizionit të ministrit të Mbrojtjes. /Gazeta Sinjali/