image Ministri Kuçi pranon se kompania e tij përfitoi tender 5 milionësh

Financa

Ministri Kuçi pranon se kompania e tij përfitoi tender 5 milionësh

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, përmes një shkrimi në Facebook është deklaruar rreth çështjes së kompanisë së tij që është shpërblyer me tender 5 milionë euro, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar se kompania “Hidroterm” është pronë e tij që nga viti 1991.

“Para politikës, unë kam një jetë profesionale dhe kam punuar me këtë kompani në shumë projekte në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi”, ka thënë ai.

“Unë nuk mund të inkurajoj kompaninë që të tërhiqet pasi janë rreth 250 punëtorë në zinxhirin e të punësuarve edhe indirekt në punët e “Hidroterm”. Gjithashtu, nuk mund ta inkurajoj të tërhiqet pasi gjithçka ka shkuar sipas rregullave. Por, mund të ju sigurojë se posti im nuk do të ketë asnjëherë asnjë ndikim për të përfituar personalisht. Kam kaq shumë vite në politikë dhe nuk kam asnjë akuzë për korrupsion apo aferë tjetër të jashtëligjshme”, thuhet në reagim.

Kuçi thotë se nuk ka asnjë lidhje mes postit si ministër dhe këtij tenderi të fituar nga kompania e tij që në prill të këtij viti.

“Tenderi për të cilin është shkruar dhe jam sulmuar nga shumëkush në rrjete sociale, por edhe në emisione televizive është për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren. Autoritet kontraktues është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK)”, shkruan ndër të tjera Kuçi. /Gazeta Sinjali/

Shkrimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/blerimkuciaak/posts/3557309507662338