image Ministri kroat për rrëzimin e dronit: Mos u frikësoni, s’ishte kërcënim për vendin

Rajon

Ministri kroat për rrëzimin e dronit: Mos u frikësoni, s’ishte kërcënim për vendin

news image

Një dron është rrëzuar mbrëmë në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

Përveç kryeministrit kroat, lidhur me këtë rast ka folur edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banoziq i cili tha se ky nuk ishte kërcënim për Kroacinë.

Duke pasur parasysh ngjarjen e mbrëmshme dhe informacionin e mbledhur në terren, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë me mbylljen e zonës dhe është përfshirë policia ushtarake. Hetimet vazhdojnë. Kemi komunikim intensiv me NATO-n. Unë fola me ministrat e mbrojtjes të Sllovenisë dhe Hungarisë, ajo që dihet është se avioni hyri në territorin kroat në orën 22:57, qëndroi pak më pak se shtatë minuta, ky nuk ishte kërcënim për Kroacinë, nuk ka vend për frikë”, u shpreh ministri.

“Sistemi i sigurisë së vendit nuk ka dështuar. Ka kaluar pak kohë. Kur të marrim të gjitha informacionet, kur të bëjmë mjekësinë ligjore të plotë, do të mund të themi se çfarë ka ndodhur”.

/GazetaSinjali/