image Ministri kroat: Kosova do të ndihmohet për liberalizimin e vizave

Politikë

Ministri kroat: Kosova do të ndihmohet për liberalizimin e vizave

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka deklaruar se do kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.

Radman këto deklarime i bëri përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin Ballkani Perëndimor është një nga temat kryesore.

Grliq Radman tha se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor dhe të ketë një qasje strategjike.

Ai theksoi se vendet në rajon duhet të punojnë për transformimin demokratik, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës dhe BE-ja duhet të përmbush premtimet e saj.

Kjo do të thotë hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, liberalizimi i vizave për Kosovën, Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së luftës”, tha Radman.

Ne duhet të angazhohemi, të investojmë në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, sepse këto janë investime në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës”, përfundoi Ministri Kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane.

/Gazeta Sinjali/