image Ministri Krasniqi u premton bizneseve ndihmë për tejkalimin e sfidave nga pandemia

Biznes

Ministri Krasniqi u premton bizneseve ndihmë për tejkalimin e sfidave nga pandemia

news image

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve, Rrjetin e Shitësve me Pakicë dhe kryetaren e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.

Sipas komunikatës së MTi-SË, ky takim ishte njoftues dhe ministri dëgjoi për së afërmi kërkesat e tyre që i kishin karshi institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast, Krasniqi citohet të ketë thënë se ditët e ardhshme do të jenë shumë intensive në hartimin e politikave, që do t’i ndihmojnë bizneset në tejkalimin e sfidave që i kanë si shkak i pandemisë.

“Ministri po ashtu i siguroi se Qeveria e Kosovës është e interesuar të punojë nga afër me bizneset, prodhuesit vendor dhe odat, për t’i adresuar kërkesat e tyre që i kanë, dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ministri bëri të ditur se mbrojtja e konsumatorit, prodhuesve vendor dhe bizneseve janë prioritete të tij, që bashkë me stafin e MTI-së do të punojnë në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Ndërsa përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë bëhet e ditur se prezantuan kërkesat e tyre që i kishin, duke kërkuar mbështetje institucionale.

Nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, shprehu vullnetin për ta ofruar ndihmën e këtij institucioni në tejkalimin e krizës nga pandemia./Gazeta Sinjali/