Pas tragjedisë së mbrëmshme në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve vdiqën një grua me fëmijën 5 vjeçar, ka reaguar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili u shpreh i shqetësuar dhe i tronditur për këtë rast.
Ai bëri të ditur se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, ministrat Xhelal Sveçla dhe Armend Mehaj.
“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, ka shkruar Krasniqi.