image Ministri Krasniqi inspekton deponitë e derivateve

Biznes

Ministri Krasniqi inspekton deponitë e derivateve

news image

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi së bashku me Inspektoratin e Tregut sot kanë inspektuar deponitë e derivateve.

Fillimisht inspektimi është bërë në deponinë e kompanisë “Shell Kosova”, ku edhe u morën mostrat.

Ministri Krasniqi tha se ky inspektim po bëhet për të parë cilësinë e derivateve që po u ofrohen qytetarëve.

“Vazhdimisht jemi duke bërë vizita nëpër pompa dhe pika të derivateve dhe jemi të fokusuar që t’iu ofrojmë qytetarëve dhe konsumatorëve produkte cilësore në të gjitha fushat. Sot në këtë rast ne morëm mostra në deponinë e derivateve ‘Shell Kosova’ dhe të shohim se sa përkojnë me ato që deklaruan. Prandaj, për të siguruar cilësi për konsumatorët ne kemi nxjerrë edhe Udhëzime administrative që e rregullojnë këtë treg”, tha ai.

Ministri Krasniqi ka treguar se sot në mëngjes ka takuar edhe shoqatën e naftëtarëve lidhur me gjendjen e tregut të derivateve./Gazeta Sinjali/