image Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Hoxha: U befasova, nuk e di qysh kanë mund të zhduken ato

Politikë

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Hoxha: U befasova, nuk e di qysh kanë mund të zhduken ato

news image

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha ka thënë se ishte e papritshme dhe e pakuptueshme se si kanë mundur të zhduken mostrat në rastin e Astrit Deharit.

Hoxha tha se është befasuar kur ka dëgjuar diçka të tillë.

Ai beson se hetimet e mëtutjeshme do të mund ta zbardhin këtë çështje.

“Si qytetar u befasova, dhe për mua bile ishte diçka e papritshme dhe e pakuptueshme. Nuk e di qysh kanë mund të zhduken, sigurisht hetimet e mëtutjeshme që do të bëhen sigurisht do ta zbardhin atë çështje.

Nuk kam pas njohuri për diçka të ngjashme dhe për mu ishte thjesht diçka befasuese”, tha ai për T7.

/GazetaSinjali/