Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi, ka vizituar sot pikën kufitare në Jarinjë, që ndodhet në pjesën më veriore të vendit në kufirin me Serbinë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai bisedoi me pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës, me ç’rast ka përgëzuar ata për punën e tyre profesionale që po bëjnë atje.
Gjithashtu, Krasniqi premtoi se do ta luftojë informalitetin dhe krimin e organizuar gjithandej vendit.
“Do ta luftojmë informalitetin dhe krimin e organizuar në çdo pëllëmbë të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.