Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën kanë diskutuar për tema të ndryshme, që lidhen me ekonominë dhe investimet në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Krasniqi tha se kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për mundësitë e investimeve që ofron Kosova për investitorët strategjikë.
Në takim është biseduar edhe për emërtimin gjeografik të origjinës së produkteve, konkretisht të djathit. /Gazeta Sinjali/