image Ministri italian deklarohet pas takimit me Kurtin: Jemi të përkushtuar për dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Ministri italian deklarohet pas takimit me Kurtin: Jemi të përkushtuar për dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka shpërndarë një deklaratë të Tajan që ka biseduar me Presidenten, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas ambasadës italiane, Tajan ka thënë se Italia është e përkushtuar për dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani : “Gjatë #MSC2023 takova Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti për të riafirmuar përkushtimin e Italisë për dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Italia është në krye të sigurimit të stabilitetit, sigurisë dhe rritjes ekonomike në Ballkan.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.

/GazetaSinjali/