image Ministri i Zhvillimit Ekonomik: Dikush duhet të japë përgjegjësi për Telekomin

Financa

Ministri i Zhvillimit Ekonomik: Dikush duhet të japë përgjegjësi për Telekomin

news image

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për Telekomin.

Kuçi u shpreh se dikush duhet të japë përgjegjësi, edhe penale edhe politike.

“Personalisht jam i bindur se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë çështje. Jam i sigurt që duhet të japë përgjegjësi edhe penale edhe politike, sepse qeveria menaxhon sipas ligjit për ndërmarrjet publike… po ashtu ka njësi monitoruese që monitoron në mënyrë rigoroze të gjitha. Përmes njësisë monitoruese e ka për obligim që ta kontrollojë kontratën e tillë”, ka thënë ai në KTV.

Për ministrin, Blerim Kuçi, vendimi rreth Telekomit ka qenë i pritshëm, por ai ka mbetur i habitur me periudhën kohore kur është bërë një gjë e tillë./ Gazeta Sinjali/