image Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj flet me homologët e tij nga rajoni për pandeminë

Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj flet me homologët e tij nga rajoni për pandeminë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike sot gjatë ditës me homologët e tij nga Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

Në bisedë telefonike me ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë COVID -19 në shtetet përkatëse.

Gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Zemaj i ka njoftuar homologët e tij lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit në mes të Kosovës me këto shtete.

Ministrat u pajtuan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi./ Gazeta Sinjali/