image Raportohet se Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje

Politikë

Raportohet se Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje

news image

Gjatë ditës së sotme po raportohet që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Telegrafi ka raportuar se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një konfirmim nga Qeveria dhe MSH-ja por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Që nga ardhja e Latifit në këtë pozitë, është ballafaquar me kritika për shkak të udhëtimeve të tij të shumta nëpër vende të ndryshme të botës.

Këto vizita, deputetët e opozitës i kanë quajtur “ekskursione” për çka është kritikuar vazhdimisht në Kuvendin e Kosovës.

Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/GazetaSinjali/