image Ministri i Shëndetësisë flet për Qendrën e Studentëve: Kushtet aty janë më mirë se në disa shtete - Sinjali

Shëndetësi/ Ministri i Shëndetësisë flet për Qendrën e Studentëve: Kushtet aty janë më mirë se në disa shtete

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur rreth kushteve në Qendrën e Studentëve ku janë të izoluar personat që kanë ardhur në Kosovë nga shtetet e jashtme.

Vitia në një konferencë për media tha se do të punojnë për t’i përmirësuar kushtet në këtë qendër duke kërkuar mirëkuptim në këtë situatë emergjente.

“Jemi të vetëdijshëm që kushtet aty nuk janë më të mirat që do t’i dëshironim për juve, por do të punojmë në ngritjen e higjienës dhe nivelit të kushteve të tjera në përgjithësi. Ju lutem që të jeni të vetëdijshëm se kushtet aty janë në nivel më të mirë se në disa shtete, ku karantinat janë bërë edhe në tenda edhe në qendra sportive e tregtare. Ju lutemi të mirëkuptoni që kjo është situatë emergjente dhe se sakrifica është për të mirën tuaj. Ju lusim për durim”, ka thënë Vitia./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin